Site icon Telegrafi

Zbulo cila është ora më e mirë për dashuri

Nga: Luljeta Dina

Për dy partnerët
Nuk ke nevojë të shikosh ‘orën’ për të marrë vesh nëse është koha për të fjetur apo për tu ulur në tryezë. E njëjta gjë ndodh me erosin. Dëshira për dashuri është një alkimi e hollë, e përbërë nga një anë prej ndjenjave e nga ana tjetër prej bioritmeve natyrale, të cilat ndonjëherë as nuk merren vesh. Ato janë të rregulluar nga një kronometër biologjik i brendshëm, i vendosur në bazën e trurit, i cili punon në sintoni perfekte me një seri hormonesh. Ky mekanizëm i sofistikuar, njësoj si mekanizmi që drejton ritmet e gjumit dhe zgjimit dhe urinë e ngopjes, përcakton edhe urinë e ngopjen, përcakton edhe orën më të përshtatshme për dashuri, që shpesh herë mes teje e partnerit nuk korrespondojnë.
Ja çfarë thonë ekspertët:

Ditët e tua më të mira
Ora e dëshirës femërore ka një ecuri mujore shpjegon Aleksandra Graziotin, gjinekologe e seksologe italiane."Ajo lëviz në harkun e 28 ditëve të ciklit menstrual dhe ndjen oscilacionet e hormoneve estrogjenit. Ajo influencohet veç të tjerave, nga sekrecioni i testosteronit, një harmon mashkullor që lidhet me pasionin i cili prodhohet gjithashtu në mitër”. Niveli i testosteronit arrin pikun maksimal në mesin e ciklit me ovulacionin, prandaj është më e mundur që ato ditë femra të ndjehet më e pasionuar dhe e disponueshme ndaj ‘atij’. Ti ndoshta nuk e di që kjo substancë të stimulon edhe për të guxuar më shumë, duke arritur kështu një kulm me pushtetin tënd joshës.

Disa studime kanë arritur të demonstrojnë se shtimi i testosteronit ndikon në mënyrë të pa vetëdijshme te gruaja që ajo të bëjë lëvizje më seksuale e provokuese. Është ky një instinkt fillestar, i nevojshëm për të kapur ‘gjahun’, nënvizon Emanuele Janin, prof i seksologjisë mjekësore.
Në mesin e ciklit edhe aroma e trupit ndryshon, duke u bërë një thirrje për partnerin. Mos e kamufloni atë me parfume, ajo është një koncentrat hormonesh, substanca natyrale, të funksionojë si një afrodiziak për çiftin.

Përkëdhelje për të dy partnerët
Në javën që i paraprinë ardhjes së menstruacioneve libidoja juaj ka një rënie të menjëhershme, sepse bie niveli i testosteronit – vazhdon Graziottin. Në rast se ti vuan nga sindroma paramenstruale edhe humori yt është për tokë. Ato ditë, nëse ai të kërkon pak intimitet, të propozojë ndonjë aktivitet antistres, që mund të kryeni bashkërisht, siç është masazhi ose një banjë çlodhëse. Kjo do të shërbente për t’u relaksuar më shumë si një nevojë e domosdoshme për të mos e lënë të ‘ngrihet në qiell’ kortizoli, harmoni që na bën më të tensionuar e irrituar, i cili në mjaft raste mund të pakësojë lubrifikimin vaginal, duke e bërë të bezdisshëm kontaktin intim.

Koha më e mirë për mashkullin
Edhe ora e dashurisë e partnerit tënd rregullohet kryesisht nga sekretimi i testosteronit, por te mashkulli kjo nuk ka ecuri mujore, por ditore dhe e arrin pikun e vet në mëngjes – shpjegon seksologu Mauricio Bossi. Për këtë arsye ndodh se partneri të propozojë për intimitet sapo zgjohesh në mëngjes. Në realitet, në qoftë se do të përjetosh një marrëdhënie më intensive, duhet të shkosh pas kërkesës së tij.
Përveç se janë të dy partnerët të çlodhur, ai në orët e para të mëngjesit ka një shtim prej 30% të hormonit të dëshirës. Rezultati: ereksioni më i mirë i fantazisë erotike ‘top’, herë të tjera mos u anko se pse ai, pas perëndimit të diellit është i vakët ose i privuar nga iniciativa: tashmë ti e di që nuk është problemi vetëm tek lodhja.
Ka të ngjarë që ju nuk e dini se për mashkullin ekziston edhe një kulm stinor negativ. Për shkak të natyrës që ‘zgjohet’, pranvera është stina më delikate për erosin, kur testeteroni, në fakt arrin nivelin më të ulët të vitit.

Dëshira për bebe
Nëse ti dëshiron që ai të jetë në një formë të shkëlqyer, shfrytëzo stinën e ftohtë, kohë në të cilën është më e pëlqyeshme për dy partnerët të kërkojnë ‘strehë’ poshtë kuvertës. Në organizimin e tij verifikohet piku hormonal maksimal, e për më tepër, në të ftohtë testikujt punojnë më mirë, duke prodhuar më shumë spermatozoid. /Telegrafi/

 

Exit mobile version