Xhihadisti i famshëm i quajtur me emrin “Jihadi John”, ka qëndruar për rreth 5 javë në Shqipëri.
Zbulimi shokues ka dalë në revistën e përmuajshme të Shtetit Islamik “Dâr al Islâm”, cituar nga “The Telegraph“.
Revista e ISIS ka publikuar një rrëfim të bashkëudhëtarit të Johnit, i cili tregon me detaje se si kanë hyrë në Tiranë përmes aeroportit të Rinasit dhe çfarë kanë bërë gjatë qëndrimit të tyre në vendin tonë.
Miku i Jihadistit të tmerrshëm, i cili u bë i famshëm pasi ishte i pari europian që priste koka në emër të ISIS, thotë se John u fut në Shqipëri përmes Rinasit dhe nuk pati probleme gjatë kontrollit.
Rrëfimi i mikut të Jihadit John
Fluturimi shkoi shumë mirë dhe pasi avioni u ul, u drejtuam drejt sportelit të mbërritjes, ku dorëzuam pasaportat tona. Abu Muharib (Jihadi John) e kaloi verifikimin e pasaportes pa problem. Nga ana tjeter, zonja perballe meje hapi pasaportën dhe filloi ta shfletonte duke parë vulat e vendeve, tek te cilat kisha udhetuar. Iu drejtua më pas nje gruaje tjetër për t’u konsultuar.
Me pas erdhi drejt meje dhe me pyeti se përse po e vizitoja Shqipërine. Siç e kisha menduar më parë, i thashe se isha thjesht transit për disa ditë, para se të shkoja për ne ishullin e Korfuzit. Ajo me pyeti menjëherë, nëse njihja ndokënd në Shqipëri dhe unë mohova, duke thënë se këtu isha tranzit. Pas kësaj më la të kaloja. Abu Muharib dhe une dolëm nga aeroporti që ishte në periferi të kryeqytetit te Shqipërisë, Tiranës. Menjëherë morëm një taksi dhe u nisëm për në qendër të qytetit, për të gjetur një hotel, ku të kalonim natën.
Hymë në Shqipëri gjatë natës dhe ishim të lodhur dhe në atë orë ishte e pamundur të bashkoheshim me të tjerët. Gjetëm pra një hotel për të kaluar natën. Në hotel, na kërkuan një pasaportë, para se të mund të rezervonim një dhomë. Menduam se kjo mund të na nxirrte probleme nëse do të qëndronim aty për shumë kohë, sepse do të ishte çështje kohe që autoritetet britanike të vinin re zhdukjen tonë dhe të zbulonin se ishim në Shqipëri. Ndaj, të nesërmen e lamë atë hotel për të gjetur një tjetër.
Dolëm nëpër dyqane për të blerë rroba që na ndihmuan të dukemi se ishim vërtetë për pushime. Kërkuam në internet për rrugë apo mënyra të ndryshme që përdornin njerëzit për të kaluar kufirin, në mënyrë klandestine. Studionim dokumenta apo kërkonim zgjidhje alternative.
Gjithashtu kontaktuam Abu Usamah, që kishte qenë më parë në Sham, për ta mbajtur të informuar. Gjithashtu mund t’i kishim thënë vëllezërve në Ballkan, që ishin bashkë me të, nëse njihnin vëllezër të tjerë që të na ndihmonin sit ë kalonim për në Turqi.