Site icon Telegrafi

Zbulimi i plagjiatorëve në universitete, kërkohet plan konkret nga MASHTI

Ministria e Arsimit po tenton që të evitoj plagjiaturën në punimet shkencore të stafit akademik të Universiteteve të Kosovës për çka ka marr vendim që këta profesorë të kalojnë në filtra përmes Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Njohësit e arsimit e kanë mirëpritur këtë vendim, në ndërkohë kritika kanë dhënë kompani që merren me zbulimin e plagjiaturës.

Tentimet për parandalimin e plagjiaturës, pas disa rasteve që u publikuan së voni, kanë angazhuar ministrinë e arsimit në këtë drejtim.

Me zbulimin e rasteve të plagjiaturës, merret edhe kompania Crossplag.

Por në rastin konkret, vendimin e fundit të Ministres Arbërie Nagavci, nuk e shohin si zgjidhje për problemin.

“Këto masa janë gjysmake dhe me të tilla nuk besojmë që do të zgjidhet problematika e plagjiaturës sepse nuk duhet me qenë qëllimi vetëm me u delegua obligimi tek një institucion i caktuar por duhet me pas një plan më konkret edhe më të qartë se si me u trajtua plagjiatura”, ka theksuar  Besart Konushevci – Crossplag.

Megjithatë, për Rinor Qehajën njohës i arsimit në Ed Guard, vendimi ka qenë i duhuri.

“Vendimi i ministres është i mirëseardhur pasi që krijon një standard të njëjtë të vlerësimit për të gjithë dhe eliminon një situatë të ripërsërishtme nga viti në vit”, ka thënë Rinor Qehaja –  Ed Guard.

Me vendimin e fundit të Ministres Nagavci, Universitetet, për stafin e tyre akademik obligohen që të ngarkojnë disertacionin e doktoratës dhe publikimeve në revistat e indeksuara, në platformën e-akreditimi në Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

Exit mobile version