Një ujk i ngrirë është gjetur në pjesën veriore të Kanadasë dhe besohet të jetë të paktën 56 mijë vite i vjetër, kanë bërë të ditur shkencëtarët kanadezë, shkruan BBC.
I fshehur në akull për dhjetëra mijëra vite, ky ujk është zbuluar nga “gjuetari i thesareve” Trondek Hough, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët thonë se qimet e ujkut dhe dhëmbët ishin ruajtur shumë mirë – pothuajse të padëmtuar fare.
https://www.youtube.com/watch?v=kdgPJlJWgCo&feature=emb_title
“Ujku praktikisht është 100 për qind i paprekur, ajo çfarë i mungon janë sytë”, ka thënë për EurecAlert, profesoresha Julie Michen.
Duke përdorur teknologji të ndryshme, një ekip i shkencëtarëve kanë arritur të zbulojnë edhe mënyrë se si kishte jetuar.
E këto zbulime janë publikuar në “Journal”, që tregojnë se ujku dhe e ëma e tij kishin ngrënë peshk për të mbijetuar.
Bazuar në analizat e ADN-së, shkencëtarët kanë zbuluar se sipas të gjitha gjasave kanë jetuar para 56 apo 57 mijë viteve. /Telegrafi/