Ndoshta mund t’ju duken si të padobishëm, por limonët iu ndihmojnë femrave përgjatë tërë botës për t’i detektuar simptomat e kancerit të gjirit.
Në fakt, edhe mesazhi i një kampanje të njohur thotë: “Know Your Lemons” (shqip: Njihni Limonët Tuaj).
Imazhet e mëposhtme me limonë në një kuti të vezëve i përshkruajnë në mënyrë të përsosur shenjat dhe simptomat e kancerit të gjirit, transmeton Telegrafi.
Duke marrë parasysh se kanceri i gjirit është mjaft i zakonshëm, pa dyshim se këto imazhe do t’iu ndihmojnë të gjithë personave t’i njohin më mirë simptomat e kësaj forme të kancerit dhe ta parandalojnë atë.
Corrine Beaumont e ka krijuar kampanjën Know Your Lemons si mënyrë e thjeshtë për të treguar se si duken dhe ju bëjnë të ndiheni simptomat e kancerit të gjirit.
Kampanja ka filluar në vitin 2003 dhe ka arritur të shpërndahet në thuajse të gjithë botën. Në fakt, kampanja është përkthyer në 16 gjuhë të ndryshme dhe i edukon njerëzit nga Amerika e deri në Liban. /Telegrafi/