Telegrafi

Zbulimi i hershëm i sëmundjes Parkinson me MRI

Studimet e realizuara nga shkencëtarët amerikanë tregojnë se te personat të cilët vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit, përhapja e joneve metalike në indin trunor ndryshon.

Me studimin indin si tërësi është bërë e mundur që të skicohet shpërndarja e metalit nëpër regjionet trunore, të cilat përmbajnë neurone motorike të ndjeshme të sëmundjes Parkinson, në një regjion ku ata paraprakisht kanë treguar se niveli i hekurit është pothuajse dyfish më i madh në qelizat e veçanta.

Autorët thonë se studimi i tyre përfshin një teknikë të quajtur ‘spektroskopia me mikrofokus’, ku rrezet-X të fuqishme dhe të fokusuara mirë depërtojnë nëpër mostrat indore. Ata kanë arritur të hulumtojnë indin njerëzor me aq precizitet, saqë jonet metalike, sidomos niveli i hekurit, brenda dhe rreth qelizave të veçanta të mund të skicohet. Ajo që e bën unike metodën e spektroskopisë me mikrofokus është se mund të shfrytëzohen rrezet edhe për të siguruar informacion për formën në të cilën deponohen jonet e hekurit.

Megjithatë, para se ky studim të kalojë në nivel klinik, duhet të përcaktohet sasia e ndryshimeve të kontrastit që vërehet nga klinicistët gjatë skanimit me MRI, që është kryesisht pasojë e shpërndarjes së joneve të hekurit si dhe formës së deponimit të tyre.

Pas sigurimit të mëtutjeshëm të njohurive për aspektet biokimike të sëmundjes së Parkinsonit, do të mund të të kontribuohet në përmirësimin e terapive dhe të sigurohet zbulimi i hershëm dhe diagnostikimin e sëmundjes me anë të rezonancës magnetike.

Llogaritet se afër katër milionë njerëz në botë vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit. /Telegrafi/