Osteoartrit kryesisht zbulohet në fazën e vonshme dhe të pakthyeshme, kur mjekimi vetëm se mund ta lehtësojë dhimbjen dhe ta ngadalësojë përparimin e sëmundjes.
Shkencëtarët nga Universiteti i Missourit kanë hulumtuar për gjetjen e biomarkerëve, të cilët mund të japin diagnozën e hershme të osteoartritit.
Biomarkerët mund ta diagnostikojnë sëmundjen para lajmërimit të simptomave të para, që jep mundësinë e marrjes së masave parandaluese: ndryshimet në ushqyerje dhe në aktivitet, si dhe humbjen në peshë.
Kështu gjatë studimit të realizuar në kafshë, i cili është publikuar në revistën “American Journal of Veterinary Research”, biomarkerë potencialë të kësaj sëmundjeje janë gjetur në lëngun sinovial, i cili i rrethon nyjat.