Telegrafi

Zbulimi i antitrupave, drejt gjetjes së vaksinës kundër AIDS-it

Ndërkohë që shumica vdesin shpejt, një përqindje e vogël, më pak se një për qind, njerëzit e infektuar me virusin HIV hyjnë në këtë kategori dhe jetojnë 7 deri në 12 vjet më shumë.

Dr. Anthony Fauci është drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive. Ai thotë se ndoshta tek ky pacient dhe të tjerë si ai gjendet sekreti, e fshehta se si mund të kurohet virusi që shkakton sidën.

"Ne gjetëm një individ të rrallë që prodhonte këtë tip të fuqishëm antitrupi që ishte në gjendjet të neutralizonte ose bllokonte gati 90 për qind apo më shumë të tipave të virusit HIV", thotë ai.

Kjo është Qendra e Kërkimeve të Vaksinës në Institutin Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive. Këtu shkencëtarët zbuluan antitrupat e quajtur VRC01 dhe VRC02 në gjakun e pacientit.

Ata përdorën një teknikë për të hetuar dhe zgjedhur këto qeliza të veçanta të cilat prodhojnë vetëm antitrupa që e pengojnë virusin të përhapet.

Këto imazhe tregojnë strukturën atomike në blu dhe të gjelbër të njërit prej antitrupave të lidhur me virusin HIV, i cili tregohet në ngjyrën gri dhe të kuqe.

Dr. Fauci thotë se faza tjetër mund të jetë të luftimi me antitrupa të klonuar i virusit HIV ose përdorimi i antitrupave për të penguar transmetimin e virusit nga gratë shtatzëna tek foshnjat e porsalindura.

Shkencëtarët thonë se synimi i tyre përfundimtar është krijimi i një vaksine që do ta ndalonte virusin që në fillim.

"2,7 milionë njerëz në mbarë botën infektohen çdo vit. Dy milion njerëz vdesin çdo vit. Kështu që për çdo person që vendosim në terapi, dy deri në tre njerëz infektohen përsëri. Pra duhet të pengojmë infeksionin. Historikisht vaksinat janë rruga më e efektshme për ta bërë këtë", thotë profesori

Ndërkohë që realizimi i një vaksine është ende disa vite larg. /VoA/