Luigi Palaca, gazetar i njohur i emisionit italian Le Iene (Hienat), ka realizuar një reportazh për shitjen ilegale të armëve në Bosnjë dhe Hercegovinë, që është transmetuar në programin “Italia 1”.
Reportazhi i titulluar “Ku i blenë ISIS armët për sulmet në Evropë”, ka shkaktuar reagime dhe debate të ashpra në rrjetet sociale italiane, dhe tek një numër i konsiderueshëm i njerëzve që kanë shprehur dyshime në favor të kontekstit negativ që e shfaq Bosnjën, ku gazetari italian kishte udhëtuar pothuajse nëçdo qytet të këtij vendi, transmeton Telegrafi.
Në fillim të reportazhit që zgjat vetëm 19 minuta, Palaca udhëton për në Sarajevë për të dokumentuar se sa lehtë terroristët e ISIS-it mund të blejnë armë dhe t’i transferojnë ato në Evropë.
Në pamjet e filmuara nga kamerat e fshehta, shfaqet momenti kur takohet me “kontaktin” e tij në Bosnje dhe Hercegovinë,i cili i aranzhon një takim me shitësit e armëve në pjesë të ndryshme të vendit.
“Kontakti ” i tij nga Bosnja e ka pritur në shtëpinë e vet, ku i ka shpjeguar për të kaluarën e tij kriminale në Itali dhe jetën që tani e bën në Sarajevë, si dhe mënyrën e kontrabandimit të 500 pushkëve automatike AK-47 në Holandë.
“Kontakti” i gazetarit italian mburrej se si pushkët e tij automatike arrijnë çmimin prej dy kilogramëve kokainë për copë. Në video mund të shihet se si ai blen një pushkë të vjetër ushtarake nga disa persona të panjohur nga pjesa veriore e qytetit të Mostarit, ku edhe e teston në afërsi të fshatit Nertva.
Ai këtë pushkë e kishte paguar 75, ndërsa ka mbuluar fytyrat e personave nga të cilët e kishte blerë. Por përveç pushkës, Palaca provoi edhe pushkën automatike AK-47, një granatë dore, një revole… ku disa prej të cilave edhe i ka blerë.
Në fund të reportazhit, “kontakti” i shpjegon se si kontrabandojnë armët me vetura dhe llojet e parfumeve që i përdorin në pikat kufitare, me qëllim që të hutimit të qenve që nuhasin barotin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=8Bk3Kxsef6k