Nëpërmjet një rreze të fuqishme drite, ata ishin në gjendje që të ngrinin një objekt të vogël nga toka, ndërsa tani punohet për të kryer eksperimente me trupa gjithmonë e më të rëndë.
Sipas shkencëtarëve, ata kanë zbuluar mënyrën se si do të ndërtohen mjetet hapësinore të së ardhmes, të shtyra jo më nga forca e motorëve me hidrogjen të lëngshëm, por nga drita e diellit, raporton Top Channel.
Përveçse fluturoi, objekti prej disa milimetrash ishte në gjendje edhe të drejtohej, sipas drejtimit me të cilin fluksi i dritës e godiste. Forca ngritëse krijohet si pasojë e përthyerjes së dritës në një objekt transparent.
Në eksperimentet e ardhshme, kërkuesit do të testojnë materiale të tjera, me një koeficient të ndryshëm reflektimi, ndërsa pritet të shikohet edhe se si ndikojnë mikrovalët e ndryshme të fotoneve të dritës.
Ideja e krijimit të mjeteve fluturuese hapësinore që do të funksionojnë me shtytje laseri është debatuar prej kohësh që prej vitit 1927, kur pionieri Friedrich Zander spekuloi mbi mundësinë, por shtytja e dritës mund të jetë një zgjidhje për të ardhmen, duke qenë se ajo është e gjindshme në natyrë.