Një baba i pasionuar pas YouTube ka dashur t’u japë disa këshilla prindërve, të cilët përgatiten të dynden në qendra tregtare e dyqane për të blerë dhurata e Krishtlindjeve.
Një problem më vete është ai i fëmijëve, të cilët në ambiente të tilla, të mbipopulluara, duhen mbajtur nën vëzhgim.
Por Jordan Vatson e ka zgjidhjen e tij dhe ajo është një tullumbace e vendosur në krahun e fëmijës.
Në këtë mënyrë, prindërit mund të rrinë të qetë, pasi duke ndjekur me sy tullumbacen përcaktojnë edhe vendndodhjen e fëmijës së tyre, transmeton shekulli.
Për më tepër një video e Vatson është përpjekur të ndihmojë prindërit.