Site icon Telegrafi

Zbulime të frikshme nga hetimet për Barcelonën: Donin të godisnin “Sagrada Familia”

Zbulime të frikshme nga hetimet për sulmin në Rambla, autori i mundshëm i të cilit, marokeni Younes Abuyaaqoub, që dje u tha se kishte vdekur, është në arrati i ndjekur nga policitë e Spanjës dhe Francës.

Sipas asaj që thonë hetuesit, “plani A” i terroristëve islamikë ishte të hidhnin në erë Sagrada Familian, simboli i Barcelonës, “me sasi shumë të madhe eksplozivësh” nga lloji me të cilin ISIS ka firmosur atentatet e veta në Evropë. 

Në hetime, ka hyrë tashmë një i dyshuar i ri, që mendohet të ketë luajtur një rol kyç në masakrën e Barcelonës. Është Abdelbaki El Satty, imam i Ripollit, qyteti i qetë (deri dje) i Pirenejve me 10.000 banorë, 10% e të cilëve me origjinë marokene, prej ku vinin të 12 anëtarët e supozuar të celulës.

Policia e kërkoi apartamentin e tij për tre orë dje. Ai është zhdukur nga e marta, pasi i kish thënë një shokut të tij se po shkonte në Marok me pushime, bashkë me gruan dhe fëmijët. Hetuesit dyshojnë se mund të ketë qenë ai që ka indoktrinuar dhe udhëzuar “terroristët fëmijë” të Ripollit dhe mund të jetë një nga dy terroristët që vdiqën në shpërthimin e bazës së bandës të mërkurën mbrëma në Alcanar.

Në bazën operative pranë Tarragonas, sipas hetuesve, grupi përgatiste prej muajsh një sulm të madh në Barcelonë. Në apartamentin e imamit maroken janë mbledhur kampionet biologjike, për të krahasuar ADN me atë mbetjeve njerëzore të gjetura në rrënojat e Alcanarit, përbri gjurmëve të Tatp dhe 106 bombulave të gazit, me të cilat donin të bënin edhe më vrastar sulmin e tre furgonëve.

Plani A që xhihadistët e Ripollit përgatisnin prej muajsh duhej të ishte më i përgjakshëm dhe spektakolar. Burime nga hetuesit kanë thënë për “El Confidential” se objektivi i grupit ishte Sagrada Familia, kryevepra e famshme e Antoni Gaudit, që vizitohet çdo ditë nga mijëra turistë. Për këtë arsye duhej të përgatisnin “sasi shumë të mëdha eksplozivi” në Alcanar për tre furgonët që do të përdoreshin për të hedhur në erë tempullin. Një akt që do të shkaktonte një masakër të madh dhe një valë gjigande emocioni përreth botës.

Tani celula është praktikisht e shkatërruar. Pesë terroristë janë vrarë nga policia në Cambrils, dy kanë vdekur në shpërthimin e bazës së Alcanar, katër janë në pranga. Mbetet në arrati vetëm Abouyaaqoub, 22 vjeç, edhe ai nga Ripolli që tani policia mendon se mund të ketë qenë vrasësi i Ramblas. Kërkohet në Spanjë po edhe në Francë, në rast se ka mundur të kalojë kufirin e Pirenejve. Pasi e kishin përjashtuar pak si me nxitim, hetuesit tani po verifikojnë se mos ka qenë ai, që pas ikjes nga Rambla, që është larguar me forcë një postblloku të enjten mbrëma dhe më pas në këmbë, duke lënë pas automjetin, Të cilin e kishte grabitur pasi kishte vrarë pronarin. / Ansa-bota.al/ 

Exit mobile version