Një skulpturë antike në akropolin antik, e cila ishte ekspozuar pjesërisht në sipërfaqe është zbuluar gjatë inspektimeve në Parkun Arkeologjik Amantia.
Skulptura është transportuar në Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Vlorë, pasi ishte e ekspozuar ndaj faktorëve natyrorë, si dhe dëmtimeve të mundshme nga aktet vandale.
Edhe pse skulptura antike nuk ruhej e plotë, nga ajo ruheshin një pjesë e konsiderueshme e elementëve.
Specialistët realizuan ndërhyrjet e para për pastrimin e saj me teknika profesionale.
Tashmë, po përgatitet kartela e objektit për regjistrimin pranë Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturor.