Telegrafi

Zbulime gishtore

Shkencëtarë australianë theksojnë se gratë që vuajnë nga sindromi i kiste e të vezoreve kanë akoma dhe një karakteristikë, që shfaqet tek gishtat e duarve të tyre: gishti i unazës është më i madh se gishti tregues, diçka që është mëse normale tek meshkujt.

Një grup kërkimor nga Universiteti Monas në Melburn zhvilloi një studim me 70 gra të prekura nga sindromi i kisteve të vezoreve dhe 70 gra pa sëmundjen në fjalë, të moshës 18 – 40 vjeç.

U mor për bazë gjatësia e gishtit tregues dhe atij të unazës së dorës së majtë dhe të djathtë. U vërtetua se gratë me sindromin e kisteve të vezoreve e kishin gishtin e unazës më të madh se treguesin.
Specialistët arritën në përfundimin se femrat që shfaqin modele burrërore të gjatësisë së gishtave mundet që gjatë moshës embrionale të kenë qenë ekspozuar në një sasi të madhe testosteroni, faktor predispozicioni për shfaqjen e sindromit të kisteve të vezoreve.

Çfarë të bëni: Në qoftë se vini re mbirje të shumtë qimesh, puçrra ose anomali në menstruacione, vizitohuni tek gjinekologu juaj. /Telegrafi/