Telegrafi

Zbulim shokues: Statuja fshihte një trup të balsamosur

Erik Bruijn, një ekspert budizmi, udhëhoqi studimin që përcaktoi se mumja që ndodhej brenda statujës, i përkiste një murgu budist Liuquan, mësues në një shkollë meditimi kineze. Kufoma u gjet nëpërmjet një skaneri dhe një endoskopie që u bë nga Muzeu Drents në Qendrën Mjekësore Meander në Holandë.

Ndërsa ishte mësuar se brenda statujës gjendej një mumje, u desh të bëhej skanimi për të vërtetuar se organet e murgut ishin hequr nga trupi i tij. Pas skanimit, mumja u dërgua në Budapest, ku do të jetë shfaqet në Muzeun e Historisë Natyrore deri në maj të vitit 2015.

Shumë prej besimtarëve budistë, besojnë se mumiet si ajo e mjeshtërit budist Liuquan, nuk kanë vdekur në të vërtetë, por gjenden në një gjendje të avancuar të të menduarit.