Një burrë teksa shëtiste qenin e tij në Francë ka hasur në një zbulim parahistorik: eshtrat pothuajse të paprekura të një dinozauri.
Damien Boschetto, entuziast i paleontologjisë, po shëtiste qenin me emrin, Muffin kur pa eshtrat e dinozaurit në Montouliers të Francës Jugore.
Boschetto si anëtar i Shoqatës së Kulturës, Arkeologjisë, dhe Paleontologjisë (ACAP), tha se skeletet janë “një zbulim i rrallë dhe i jashtëzakonshëm për Francën dhe Evropën”, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se përgjatë 28 viteve të fundit shkencëtarët kanë gjetur fosile të dinozaurëve dhe specieve tjera në fshatin Cruzy të Francës, por zbulimi i fundit i dërgon studiuesit në një zonë të re gërmimi.
Boschetto dhe shoqata e tij që përbëhet kryesisht nga vullnetarë, kanë vendosur ta mbajnë sekret zbulimin e tij që filloi punimet në vitin 2022, për ta mbrojtur vendin dhe për të shmangur dëmtimet gjatë nxjerrjes së pjesëve. Gjatë një periudhe dy vjeçare, francezi dhe studiuesit e tjerë kanë realizuar gërmime 10 ditore gjatë së cilave kanë gjetur skelete dinozaurësh, disa prej tyre pjesë të një titanosaurusi të gjatë 10 metra.
Eshtrat janë dërguar në një laborator në Muzeun Cruzy, ku do të ruhen dhe do të ekspozohen.
Ndryshe, ACAP përbëhet nga vullnetarë që specializohen në gërmime dhe kërkime shkencore dhe bashkëpunojnë ngushtë me paleontologët, Qendrën Kombëtare të Francës për Kërkime Shkencore, dhe universitetet lokale.
Në rajon janë gjetur më shumë se 25 lloje dinosaurësh, dhe më shumë specie tjera janë duke u studiuar. /Telegrafi/