Policia franceze ka gjetur 60 mace të ngordhura brenda një frigoriferi dhe saksive të luleve, në një apartament që dikur i përkiste dy të sëmurëve mendorë.
Pas kryerjes së obduksionit tek macet – është konstatuar se nuk ishin keqtrajtuar, transmeton Telegrafi.
Dy javë më parë dy persona janë nxjerr nga një apartament në qytezën Belgar en Forec në afërsi të Lionit, pasi që nuk kishin paguar qiranë.
Në ato momente kishin dy qentë e tyre dhe rreth 30 mace. Besohet se dyshja kishin probleme mendore dhe prej kohësh ishin diagonisfitikuar si të tillë. /Telegrafi/