Lajme të shkëlqyeshme për adhuruesit e birrës! Përbërësi kryesor i kësaj pijeje do të mund të paraqesë ndihmë të madhe në shërimin e sëmundjeve malinje, siç është leukemia.
Në përbërësin kryesor të birrës, në kulpër (Humulus hupulus), gjenden thartirat organike, të cilat mundësojnë shumimin e baktereve, por që janë treguar të dobishme për shërimin e kancerit.
Shkencëtarët tani po përpiqen që këto kimikate t’i përftojnë në laborator, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët në Universitetin Idaho po hulumtojnë se si t’i ndajnë thartirat humulon dhe lupulon nga kulpra, për të cilat një eksperiment ka treguar që janë në gjendje ta shkatërrojnë kancerin dhe t’u pamundësojnë qelizave të leukemisë që të ngjiten për eshtra.
Udhëheqësi i ekipit hulumtues, doktor Christopher Vincent, beson që janë në rrugë të mirë që t’i sintetizojnë këto thartira në ilaçe. Megjithatë, ai tërheq vërejtjen që për shkak të këtij zbulimi nuk do të duhej t’u “vërsuleni” birrave.
– Ne nuk mendojmë që tani njerëzit do të duhej që ta përjetonin birrën si ilaç kundër kancerit dhe sëmundjeve të tjera. Përbërësit shërues gjenden në kulpër, nga e cila, vërtet birra prodhohet. Shumica e barnave rrjedhin nga natyra apo nga derivatet e bimëve të caktuara, ka thënë doktori.
Të shpresojmë që mbase ekzistojnë edhe rrugët sintetike që materie të tilla të ndërtohen, por që të jenë madje edhe më efikase, shkruan Health News Line. /Telegrafi/