Telegrafi

Zbulim i madh për energjinë atomike në Kinë

Mediet shtetërore në Kinë thanë se shkencëtarët kanë zhvilluar një teknologji për riprocesimin e lëndës djegëse bërthamore që mund të çojë në rritjen dramatike të efikasitetit të rezervave aktuale të lëndëve djegëse bërthamore.

Televizioni qendror i Kinës deklaroi se teknologjia e zhvilluar pas 24 vjet hulumtimesh, do t’i mundësojë vendit, që të ripërdorë energjinë e rrezatuar, raportoi Evropa e Lirë.

Raporti thotë se teknologjia do të ndihmojë në zgjerimin e rezervave të uraniumit deri në 3 mijë vjet nga 50-70 vjet sa mendohej se do kishte rezerva. Kina ka qenë e shqetësuar për furnizimet me lëndë djegëse për programin e saj bërthamor, të cilin Pekini synon ta zgjerojë, për të përmbushur kërkesat për energji elektrike. /Telegrafi/