Telegrafi

Zbulim epokal: Sperma nga lëkura e njeriut

Meshkujt të cilët kishin probleme me spermë, tashmë mund të marrin frymë më lehtë falë zbulimit të shkencëtarëve amerikanë nga universiteti i Pittsburgh-ut. Në fakt këta shkencëtarë ia dolën që të krijojnë spermë nga indi njerëzor, më saktë nga qelizat e lëkurës.

Çfarë bënë më saktësisht shkencëtarët? Ata me ndihmën e disa kemikaleve të caktuara ia dolën që qelizave të lëkurës t’ua kthejnë orën biologjike dhe i shndërruan në qeliza që mund të rregullohen si qeliza amë. Më pas, qelizave të sapoformuara u kishin dhënë përbërës ushqimorë për t’u zhvilluar në fazën e parë të spermës së një mashkulli të rritur. Me përdorimin e lëkurës për këto nevoja, secili mashkull do të jetë i sigurt se sperma do të ketë gjenet e tija.

“Mendoj se gjatë studimit ishim në gjendje ta deshifroj më fazën më të rëndësishme të zhvillimit të spermës”, theksoi udhëheqësi i këtij ekipi shkencëtarësh dr. Charles Ashley. /Telegrafi/