Gjatë tërë kohës publikohen mënyra, se si mund të kryhet një tretman në shtëpi, pa pasur nevojë të paguhet për të në sallone të shtrenjta.
Por, jo të gjithë i kanë aftësitë dhe ia dalin ta kryejnë një zbukurim, duke mbetur me shumë probleme më pas, transmeton Telegrafi.
Prej maskës së kapur për fytyre, te nxirrja artificiale që ia ka bërë fytyrën portokalli, janë disa nga dështimet më të çuditshme.
Duke dashur t’i lyej qerpikët njëra i ka zhytur edhe kapakët e syve, ndërsa tjetra ka vënë thonjtë artificial në gishtat e këmbëve.
Të gjitha këto dështime, ato i kanë postuar vet në rrjetet sociale, që të qeshin me miqtë dhe të paralajmërojnë të tjerët.
“Filmimet e ndryshme, ku tregohen për procedurat e ndryshme që bëhen vet, duhet të shoqërohen me njoftimin se jo të gjithë dinë t’i bëjnë”, është një koment lidhur me rastin.
Në anën tjetër, është konsideruar se këto procese kryhen nga profesionistët, ndërsa njerëzit e zakonshëm mbesin me probleme po që se i aplikojnë. /Telegrafi/