Geli aromatik për dush, pastaj losioni, kremi për fytyrë si dhe një për duar të buta, pastaj pak llak për frizurë më të bukur, deodorans për nënsqetulla, parfum në dekolte …
Prodhuesi i njohur britanik i deodoransit Bionsen, ka bërë një anketë në të cilën kanë marrë pjesë 2016 gra. Vetëm 9 për qind e tyre kanë ditur shumicën e përbërësve që i përdorin, përderisa më shumë se një e treta e grave nuk kanë ditur t’i numërojnë as përbërësit kryesorë.
Sikur të ishin të vetëdijshme çfarë përdorin në trupin e tyre, ndoshta 70 për qind e të anketuarave do të deklaroheshin se janë të merakosura për ato kimikate. Vetëm çdo e dhjeta grua zgjedh prodhimet pa shtesa kimike.
Më së shumti kimikate përmbajnë kremrat hidratante, baza për pudër, të kuqët për mollëza, grimi për sy, llaku për flokë si dhe parfumet, nga të cilat kremrat hidratante mund të përmbajnë mbi 30 kimikate të ndryshme, ndërsa parfumet madje 400! /Telegrafi/