Site icon Telegrafi

Zbritjet dyshuese

Në prag të festave nga bizneset praktikohet zbritje nga çmimesh nga 10 deri në 70% të produkteve nga më të ndryshmet. Fletushkat nëpër qytet dhe vetura, reklama në televizion dhe gazeta paraqesin zbritjen e çmimeve duke ofruar oferta. Mirëpo jo të gjithat mund të jenë të vërteta të paktën sipas kryetar i Organizatës Joqeveritare, “Konsumatori” Selatin Kaçaniku.

Kaçaniku konsideron se shpesh marketingu është mashtrues dhe çmimet ndryshojnë prej atyre që paraqiten përmes reklamave.

Sipas tij, inspektorati nuk është duke e kryer punën dhe në prag të festave gjithmonë mashtrohen konsumatorët.

“Inspektorët financiarë dhe ata të tregut nuk janë duke e kryer punën e tyre dhe në prag të çdo feste do të kemi reklama të tilla. Ky marifet ndodhë çdo herë para festave dhe në shumtën e rasteve në fundjavë. Institucionet gjithmonë na përgjigjen se këtë punë e rregullon tregu i lirë, ekonomia e lirë e terme të ngjashme”, thotë Kaçaniku, shkruan Tribuna.

Sipas tij, nuk ka mundësi te këtë zbritje deri në përqindjen që proklamohet sepse, kjo mund të shkaktojë evazion fiskal. /Telegrafi/

Exit mobile version