Gjatë festivalit të demave të organizuar në Spanjë, një burrë për pak sa nuk e pagoi me jetë kur vendosi të zbret nga rrethojat mbrojtëse të një dritareje, për ta “provokuar” demin i cili iu afrua me shpejtësi të madhe dhe e goditi disa herë dhe e tërhoqi zvarrë.
56-vjeçari madje është hedhur në ajër, kur demi ia nguli brirët duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore në qytetin Benaocaz të Spanjës, transmeton Telegrafi.
E sikur kjo të mos mjaftonte, në momentin që burri përfundon në tokë pothuajse pa ndjenja, demi rikthehet dhe e godet disa herë dhe e shkel duke i detyruar personat tjerë përreth të intervenojnë për ta shpëtuar nga vdekja.
Mediat spanjolle raportojnë se burri i paemëruar ka pësuar lëndime të rënda në tru dhe mushkëri, megjithatë ka mbijetuar disi edhe pse gjendja e tij shëndetësore pas intervenimit të mjekëve po cilësohet si stabile. /Telegrafi/