Gjatë një emisioni në BBC, reperi i njohur si Drillminister, kreu një gjest shumë bizar.
Këngëtari kontrovers, harroi që e ka maskën në fytyrë dhe deshi ta pinte, duke e zbrazur ujin nëpër rrobe, transmeton Telegrafi.
E tëra ndodhi kur të ftuarit po flisnin për të rinjtë e armatosur, si dhe sulmet e shumta që po ndodhin nëpër Angli, veçanërisht në Londër.
Shfrytëzuesit e rrjeteve sociale, që e vërejtën momentin e çuditshëm, ishin të shpejtë dhe e shpërndanë menjëherë. /Telegrafi/