Telegrafi

Zbrazi mbeturinat para derës së fqinjit, nuk i vuri me kohë që t’i merrte shërbimi i higjienës (Video)

Faisal Aldaoudi nga Londra, e ka treguar përmes Twitterit moment e pazakontë, kur fqinja ia zbrazi mbeturinat para derës – pasi që, nuk i kishte vënë me kohë, që t’i merrte shërbimi i higjienës.

Madje, pronari e njeh mirë fqinjë, të cilën e quan serioze dhe shumë të sjellshme, transmeton Telegrafi.

“Nuk do e prisja që të jetë pikërisht ajo, që do zbrazte mbeturinat para hyrjes sime, vetëm pse nuk ia kishte marrë kamioni”, ka shkruar Aldaoudi.

Për më keq, mbeturinat nuk kishin në ndonjë qese, duke e bërë mbledhjen e tyre shumë më të vështirë.

Raportohet se atij i janë larguar plehrat dhe zona është dezinfektuar, ndërsa nuk dihet se çfarë gjobe mund të pësojë kryesja e këtij veprimi. /Telegrafi/