Site icon Telegrafi

Zbrazëtirat ligjore rreth deklarimit të pasurisë (Video)

Në Kosovë, deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publik nuk ka dhënë asnjë rezultat konkret deri më tani. Kjo pasi ekzistojnë dy zbrazëtira ligjore që e pengojnë këtë punë në vazhdimësi, e që janë analiza e prejardhjes së pasurisë, si dhe vërtetimi i asaj që zyrtari e deklaron. Kështu thonë në Grupin për Studime Juridike dhe Politike.

Në këtë mënyrë i lejohet zyrtarit që të manipulojë me vlera të cilat ai i deklaron tek Agjencioni, që do të thotë se vlerat mund të rriten apo të zvogëlohen dhe Agjencioni nuk ka dispozitë ligjore e cila do t’i mundësonte që të vërtetojë një gjë të tillë.

Pasi që Agjencia Kundër Korrupsion nuk ka kompetenca më shumë se sa të merret me vlerat që i deklarojnë zyrtarët publikë, atëherë ky institucion nuk duhet edhe të fajësohet. /Gazeta Tribuna/

Exit mobile version