Telegrafi

Zbrazë qumësht mbi trup sepse iu vonua porosia, rrëzohet keq në dyshemenë e lagur (Video)

Në një prej lokaleve McDonald’s që besohet se ndodhet në Londër, një klient është zhveshur dhe ka zbrazur sipër përzierjen me qumësht, vetëm pse iu vonua porosia.

Të pranishmit shikonin të hutuar, kur ai u ngjit në banak dhe krye veprimin e pazakontë, para se të rrëzohej keq në dyshemenë e lagur, transmeton Telegrafi.

“Të gjithë, të gjithëve dua t’ju tregoj se jam lodhur nga këtyre që urrejnë”, ka thënë ai derisa po zhvishej.

Por, ishte vet ai që e pësoi më së keqi, sepse mbeti i zhytur me lëng dhe sipas të gjitha gjasave, i lënduar nga rrëzimi.

Zyrtarë nga zinxhiri i lokaleve të ushqimeve të shpejta, kanë kërkuar falje për ndodhinë, pa dhënë informata shtesë. /Telegrafi/