Një delegacioni i udhëhequr nga Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar kanë vizituar Devolli Corporation.
Gjatë vizitës delegacioni u pritë nga përfaqësuesit e Devolli Corporation të udhëhequr nga Pronari Shkelqim Devolli dhe Drejtori i Përgjithshëm Ismet Bojku me ketë rast patën një takim pune dhe vizitë në repartet e Korporatës, ku u njoftuan për historinë 25 vjeçare, të arriturat, asetet dhe investimet kapitale të Devolli Corporation.
Zbogar ishte tejet i impresionuar me aktivitetet dhe kapacitetet prodhuese dhe shërbyese të Korporatës, duke shprehur mirënjohje për të arriturat. Të dy palët u dakorduan se sektori privat duhet të jetë shtylla kryesore e ekonomis së një vendi, andaj ajo duhet ta ketë përkrahjen e institucioneve dhe shoqërisë.
Ai ka ofruar mbështetjen e tij dhe institucionit që përfaqëson ndaj Devolli Corporation në veçanti dhe gjithë sipërmarrësve në përgjithësi./Telegrafi/