Qëndrimi ynë është i qartë dhe i thjeshtë, sikur në të kaluarën ashtu edhe tani, nuk komentojmë procese gjyqësore, duhet të lejmë që gjyqësia të kryejë punën e saj, tha sot ambasadori evropian, Samuel Žbogar.
“Edhe menjëherë pas ngjarjeve të 27 prillit theksuam se duhet të ketë llogaridhënie për të gjitha ndodhitë në Kuvend. Pritjet tona janë që të gjitha anët dhe vepruesit në vend, në plan të parë të vendosin interesat e shtetit dhe ardhmërinë e saj”, tha Zbogar, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas forumit “Decentralizimi përsëri në fokus”, që u mbahet sot në Strugë nën organizim të Ministrisë për vetëqeverisje lokale, Misionit të UNDP në Maqedoni dhe Delegacionit të BE-së.
I pyetur për përgjegjësinë në të cilën janë thirur disa deputetë për të cilët gjykata kërkon paraburgim për pjesëmarrje në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, Žbogar tha se të gjithë janë të njejtë para ligjit./Telegrafi/