Site icon Telegrafi

Žbogar: Duam ta shohim vendin tuaj si anëtar i plotë në BE me të gjitha të drejtat dhe obligimet

Euro ambasadori Samuel Žbogar “Shumë shpejt qytetarët do të vendosin për rrugën e të ardhmes së tyre dhe marrëdhënieve të ardhshme me Bashkimin Evropian. Ka shumë emocione në këtë vendim dhe e kuptojmë se vendimi nuk është i lehtë, por jemi të bindur se qytetarët do të vendosin në mënyrë të drejtë dhe do ta respektojmë atë vendim”.

Ai ceku marrëdhëniet fqinjësore si një nga principet e BE-së dhe për këtë shkak, siç tha ai, i përshëndesim marrëveshjet që i nënshkruat me Bullgarinë dhe Greqinë.

“Për shkak të atyre marrëveshjeve dhe përkushtimi juaj në reforma tash ka përparim në rrugën evropiane dhe kjo i mundësoi Këshillit të hap rrugën për bisedime në qershor të vitit të ardhshëm”, potencoi ambasadori i BE-së Samuel Žbogar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai deklaroi se BE-ja është përkrahëse e madhe e përpjekjeve të Qeverisë për reforma, posaçërisht në fushën e sundimi të së drejtës, duke theksuar se do të vazhdojmë të rikujtojnë për nevojën e reformave dhe  të shfaqim ndihmë në raport me zbatimin e disa reformave kyçe në shtet.

“Përmes programit “Erasmus Plus” përkrahëm mbi 5000 njerëz të ri të mësojnë dhe punojnë nëpër gjithë Evropën. Me projektet për përmirësimin e infrastrukturës qytetarët mund të udhëtojnë më lehtë edhe në shtet dhe qytete tjera. Punojmë në përmirësimin e mjedisit jetësor përmes stacioneve pastruese dhe menaxhimin e deponive. Drejtpërdrejt përkrahim bujq, të blejnë mjete posaçërisht pëkrahim bujqit e ri, japin grande për përforcim të konkurrencës te të rinjtë dhe bizneseve, ndihmojmë të promovohet trashëgimia e juaj kulturore dhe të përmirësohet turizmi”, sqaroi Žbogar./Telegrafi/

Exit mobile version