Kaosi në një vend si Turqia më së paku iu duhet në këtë kohë NATO-s dhe Bashkimit Evropian, kur po përballen me shumë sfida, nga vendimi i Britanisë së Madhe për t’u larguar nga BE-ja, terrorizmi global e deri tek problemi i emigrimi masiv.
NATO-ja dhe BE-ja dënojnë tentimin e puçit në Turqi, duke thënë qartë se në një vend demokratik pushteti nuk mund të ndërrohet me dhunë, por druajnë nga hakmarrja e pushtetit ndaj kundërshtarëve politikë, shkruan sot Koha Ditore.
Shqetësimi i këtyre dy organizatave është edhe më i madh kur dihet se Turqia ka një ndër rolet kyç në përballjen me dy sfidat kryesore; luftën kundër terrorizmit në Siri dhe zgjidhjen e problemit të emigrimit ilegal.
Deri më tash edhe forcat amerikane kanë përdorur territorin e Turqisë për sulme ndaj pozicioneve të të ashtuquajturit “Shtetit Islamik” në Siri.