Ka filluar zbatimi i projektit ”Refugjat tani – njeri gjithnjë”, qëllimi i të cilës është ngritja e vetëdijes së publikut për refugjatët, të drejtat e tyre dhe nevojat, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Projekti është i UNHCR-së, ndërkaq zbatohet nga Qendra për të drejtat e njeriut dhe zgjidhjes së konflikteve, në bashkëpunim me Qendrën për hulumtime, arsim dhe zhvillim – Qendra RED nga Shkupi.
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian. Në kuadër të projektit është duke u zbatuar një trajnim me tema të të drejtave të njeriut, diskriminimit dhe të drejtave të refugjatëve. Pjesëmarrës në trajnime janë të rinjtë e papunësuar, të përzgjedhur nga qendrat lokale për punësim dhe shoqatat rinore të Shkupit, Prilepit, Strumicës dhe Gostivarit.
Projekti parasheh edhe aktivitete tjera për ngritjen e vetëdijes për refugjatët./Telegrafi/