Për shkak të të reshurave të dendura të dëborës, në Maqedoni edhe sot është zbatuar ndalesa e lëvizjes së automjeteve të rënda në disa drejtime rrugore të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndalesa është zbatuar për në Pletvar, si edhe në magjistralen Gostivar – Ohër, në Strazhë dhe Presekë.
Edhe në rrugën Mavrovë – Dibër është zbatuar ndalesa e lëvizjes së automjeteve të rënda. Drejtimi rrugor Brodi Maqedonas – Zdunjë, ku gravitojnë 11 fshatra nuk është i kalueshëm me të gjitha llojet e automjeteve./Telegrafi/