Rreshjet e dëborës vazhdojnë të shkaktojnë vështirësi në komunikacionin rrugor në Maqedoni. Si rezultat, ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda vazhdimisht shpallen për disa akse rrugore në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Magjistraja Shkup – Bllacë, është përfshirë në hartën e zbatimit të ndalesës së qarkullimit të automjeteve të rënda. Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë bën të ditur se ndalesa për automjete të rënda ka edhe në Gjavatë, Mavrovë dhe drejtimin rrugor Vallandovë – Dojran.
Ndalesa është hequr për Pletvar, Strazhë dhe Presekë./Telegrafi/