Agjencia për punësim në Maqedoni (APM), në bashkëpunim me ekspertë nga Gjermania dhe Lituania, është duke zbatuar metoda të reja të uljes së papunësisë në vend, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Politikat e tregut të punës janë duke u përshtatur nga nivelin qendror, në atë rajonal dhe lokal, sipas nevojës së punëdhënësit, ndërkaq qëllimi është nxjerrja e kuadrove që pas përfundimit të arsimimit, nuk do të mbeten të pa punë gjatë kohë.
Aktivitetet janë pjesë e tëinning projektit dyvjeçarë për mbështetje të APM-së. Janë zbatuar katër masa aktive të ndryshme në qendrat e punësimit në Manastir, Kumanovë, Tetovë dhe Shkup. Për secilën masë janë ndarë nga 10 mij euro prej Bashkimit Evropian.
Në kuadër të këtyre projekteve, në Manastir është duke u zbatuar pilot masa „Me trajnim informatik deri në punësim“, në Shkup „Fuqia e dizajnit dhe artizanatit“, në Tetovë „Trajnim për profesionet që mungojnë në tregun e punës“ dhe në Kumanovë „Përvetësimi i aftësive profesionale“./Telegrafi/