Klandestinët vinin kryesisht nga Afganistani, Iraku dhe Irani ndërsa dy persona ishin nga Birmania dhe një nga Bangladeshi. Gomonja është dalluar nga një anije patrullimi i policisë Financiare në kanalin e Otrantos rreth orës 3. Është arrestuar skafisti, me kombësi ruse ndërsa klandestinët janë marrë për tu identifikuar, raportoi Shekulli online. /Telegrafi/