Telegrafi

Zbarkimi në Normandi: Pas 74 viteve, publikohen për herë të imazhet me ngjyra të trupave aleate në Francë (Foto)

Zbarkimi i forcave aleate në Normandi të Francës janë sjellë për herë të parë në jetë në versionin kolor, edhe pse kanë kaluar 74 vjet nga Dita D.

Imazhet ikonike të trupave aleate duke zbarkuar në plazhe me tanke e anije, aeroplanë si dhe pajisje tjera të rënda ushtarake, transmeton Telegrafi.

Më shumë se 150 mijë trupa aleate ishin përfshirë në zbarkim në pesë plazhet e Normandisë më 6 qershor të vitit 1944, ndërsa më vonë janë përfshirë 1.4 milion në operacionin për çlirimin e Francës dhe mposhtën nazistët e Adolf Hitlerit.

Fotografitë origjinale bardhë e zi janë realizuar me ngjyra nga elektricisti Royston Leonard, 55 vjeç, nga Kardifi, ku çdo fotografi ka marrë nga 5 orë që t’i realizojë me ngjyra. /Telegrafi/