Për modën e fundit zbardhuesi i flokëve deri në masën ku flokët bëhen krejtësisht të bardha ka edhe efekte anësore të padëshirueshme.
E ashtuquajtur blondoreksi (angl. Blondorexia) të cilën fjalori e definon si “Vartësi për zbardhjen e flokëve për të fituar flokë me ngjyrë tërësisht të bardhë, të rrafshët, njëngjyrëshe dhe të djegura në majë”.
Rachel McAdams, Mischa Barton, Lindsay Lohan dhe Mena Suvari janë vetëm disa fytyra të njohura, të cilat kohët e fundit janë parë me këtë model flokësh. Me këtë kreacion e ka tërhequr vëmendjen e fansave Jennifer Aniston, gjersa shembulli tjetër, Lady Gaga, po u rri besnike parukave.
McAdams e ka treguar modelin e ri të flokëve në Kanë kur ka promovuar filmin e saj të ri nga Woody Allen , përderisa Mena Suvari tendencën për blondoreksi e ka treguar me një shëtitje ne Beverly Hills.
Edhe pse trendet e modës ndikojnë te ne që të dukemi sa më mirë që mundemi, kjo vërtet ka efekt negativ. Prej masës së tepërt të zbardhjes së flokëve, floku shumë lehtë mundet të bëhet i brishtë, i thatë dhe i dredhtë.
Trendin e ri e ka komentuar edhe Fransesco Fontana, drejtor kompanisë për kujdes ndaj flokëve “Tony & Guy” duke thënë: “Nuanca e përkryer e ngjyrës së bardhë varet shumë nga ngjyra natyrale e flokëve dhe tenit. Nëse klientët duan ngjyrë të bardhë ekstreme, së pari i pyes nëse janë të gatshëm t’i mirëmbajnë ato. Domethënë për t’u mirëmbajtur pamja e shëndetshme e ngjyrës së këtij lloji duhen tretmanë dhe produkte të posaçme profesionale”. /Telegrafi/