Telegrafi

Zbardhet rasti i djegies së makinës në Tetovë

Departamenti i Punëve të Brendshme në Tetovë për një kohë të shkurtër ka ndriçuar plotësisht rastin për djegien e automjetit të pasagjerëve “Passat” me targa të Strugës në pronësi të 34-vjeçares K.S nga Tetova, e cila ka ndodhur dje rreth orës 3 e 30 minuta në parkingun para shtëpisë së banimit në të cilën ka jetuar, në lagjen “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I dyshuari ia ka vënë zjarrin dhe duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm është një 29-vjeçar me iniciale V.S nga Tetova, i cili dje rreth orës 13, në bashkëpunim me prokurorin publik është i privuar nga liria, dhe është mbajtur në Stacionin Policor të Tetovës dhe më pas u lirua dhe së shpejti do të ketë një parashtrim të duhur.

I dyshuari V.S në atë kohë nën automjetin ka vendosur një shishe me gaz të vogël dhe pastaj me shpejtësi është larguar nga vendi i ngjarjes./Telegrafi/