Site icon Telegrafi

Zbardhet një pjesë e dëshmisë së Fagiolit, kjo e rëndon edhe më shumë situatën e Tonalit

Skandali i basteve që ka shpërthyer në Itali ka shkaktuar kaos të madh në futbollin italian.

Emra të mëdhenj të futbollit janë prekur si Sandro Tonali, Nicolo Zaniolo, Nicola Zalewski dhe ylli i ri i Juventusit, Nicolo Fagioli.

Talenti italian i Juventusit ka qenë ai i pari që ka pranuar të flas dhe të hetohet, duke ofruar edhe telefonin e tij.

Lexo po ashtu Ish-legjenda italiane godet të rinjtë që po hetohen për baste: Fëmijë të ndyrë

Sipas asaj që raportohet nga gazeta italiane Il Messaggero , në fakt, pozicioni i Tonalit është përkeqësuar pikërisht nga vet Fagioli.

Fagioli i ka dorëzuar celularin e tij prokurorit federal, derisa i ka rrëfyer se aplikacionin e paligjshëm të basteve në celular e mori pikërisht nga Sandro Tonali.

Lexo po ashtu Zbulohet një tjetër emër i përfshirë në skandalin për bastvënie të paligjshme në Serie A

Më vonë Fagioli i ka thënë hetuesve se nuk e di nëse Tonali ka vënë baste në ndeshjet e futbollit apo në ndeshjet ku ka luajtur vet ai. /Telegrafi/

Exit mobile version