Site icon Telegrafi

Zbardhet ngjarja në Shkodër, dyshohet se viktima është vrarë nga kushëriri pas një konflikti për pagesën e qirasë

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e 51-vjeçarit Petrit Vuksani në Shkodër mesditën e sotme.

Autori i dyshuar i ngjarjes sipas policisë është kushëriri i viktimës Lekë Vuksani.

Ky i fundit jetonte me qira tek shtëpia e Petrit Vuksanit, ndërsa vrasja dyshohet se ka qenë për shkak të mosmarrëveshjes së qirasë, raporton Euronews Albania.

Lexo po ashtu Identifikohet i dyshuari për vrasjen në Shkodër, del fotoja e viktimës

Petrit Vuksani jetonte prej vitesh jashtë shtetit dhe banesën ia kishte dhënë me qira Lekë Vuksanit, të afërmit të tij.

51-vjeçari i ka shkuar në banesë për t’i kërkuar lekët e qirasë, por dyshohet se ata kanë debatuar dhe më pas Lekë Vuksani ka qëlluar në drejtim të kushëririt të tij ku e ka lënë të vdekur në vend.

Exit mobile version