MPB-ja njofton se nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë dhe Zyra e Jashtme për Çështje Kriminale Gostivar tregon se pas një hetimi të gjatë dhe të koordinuar, ata kanë zbardhur grabitjen e ndodhur më 26 nëntor të këtij viti në fabrikën e prodhimit të kanabisit për qëllime mjekësore në Çegran të Gostivarit.
Në rezultat të masave dhe aktiviteteve të ndërmarrura në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, si dhe bashkëpunimin me autoritetet tjera si SPB Ohri, DPB Struga dhe SPB Dibër, policia ka ndërmarre hapa të rëndësishëm për të siguruar provat materiale dhe teknike.
Si pasojë e këtij hetimi, policia ka privuar nga liria pesë persona dhe ka paraqitur një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Gostivar për grabitjen e kryer. Personat që janë privuar nga liria janë identifikuar si N.I. (39) nga Dibra, N.R. (29) dhe G.S. (36) nga Struga, si dhe hanxhinjtë R.B. (32) dhe G.B. (18).
Dyshohet se ata kanë sulmuar fizikisht punonjësin e sigurimit të fabrikës në Çegrane rreth orës 22:30 më 26 nëntor. Ata e kanë kërcënuar me armë zjarri, e kanë lidhur, dhe më pas kanë vjedhur 44 thasë me gjithsej 552.85 kilogramë kanabis. Hetimet dhe prokuroria do të vazhdojnë për të siguruar se drejtësia bëhet dhe përgjegjësit për grabitjen do të ndëshkohen sipas ligjit. /Telegrafi/