Site icon Telegrafi

Zbardhet ekspertiza: Pse e humbi jetën aksidentalisht Ergi Dini?

Mungesa e kaskave mbrojtëse u mori jetën dy të rinjve, që u përplasën me motor mbrëmjen e së hënës pranë Ambasadës Ruse në Tiranë.

Përplasja e kokës në asfalt ka qenë fatale për këngëtarin Ergi Dini dhe mikun e tij që drejtonte motorin, Kejdi Halili.

Lexo po ashtu Aksidentohet për vdekje fituesi i "X Factor Albania" (Foto)

Ata kanë ndërruar jetë 30 minuta pasi ndodhi aksidenti, teksa u jepej ndihma e parë në Spitalin e Traumës.

“Panorama” shkruan se ekspertët e Policisë Rrugore kanë kryer të gjitha veprimet në vendngjarje, ku është konstatuar se shkak i aksidentit ka qenë një manovër e gabuar e drejtuesit, 21-vjeçarit Kejdi Halili.

Kamerat e sigurisë kanë zbardhur të gjithë lëvizjen e dy të rinjve me motor dhe momentin e përplasjes. Ka qenë një tentativë për ta ngritur në gomë të parë motorin, ajo që ka sjellë rrëshqitjen e gomës së pasme dhe më pas përplasjen.

Lexo po ashtu Ergin Dini është vëllai i këngëtares shqiptare: Para disa ditësh vizituan Romën (Foto)

Policia thotë se shpejtësia e mjetit ka qenë normale, dhe 21-vjeçari Halili ishte i pajisur prej tri vitesh me leje drejtimi për motor dhe makina.

Përplasja fatale ka ndodhur në orën 21:20, ndërsa 30 minuta më vonë, në orën 21:50, është raportuar vdekja e dy të rinjve në Spitalin e Traumës.

Exit mobile version