Të tjera detaje kanë dalë për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku mbeti i vdekur 52-vjeçari Eduart Reçi.
Grupi hetimor që po heton vrasjen e biznesmenit Reçi ka sekuestruar kamerat e sigurisë.
Në pamje dëgjohet një e shtënë dhe menjëherë 52-vjeçari bie përdhe pasi plumbi e kap në kokë.
Fatkeqësisht pamjet e sigurisë nuk kanë filmuar autorin ose autorët për shkak të errësirës.
Në pyetje janë marrë familjarët e tij, të cilët kanë mohuar që të kenë dijeni përplasje të Reçit me persona të tjerë.
Eduart Reçi prej disa vitesh merrej me firmën e tij të ndërtimit, ndërkohë më herët ka qenë drejtor në institucionin e SHISH.
Ndërkohë hetimet vijojnë për të bërë të mundur identifikimin e kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./A2 CNN