Site icon Telegrafi

Zbardhet dëshmia e 23-vjeçarit që vrau policin në Fier: Mendova se më ofendoi

Euronews Albania ka zbardhuar dëshminë e Azgan Mernicës i cili u vetëdorëzua mbrëmjen e shkuar për vrasjen e efektivit të Shqiponjave, Novruz Cenalia.

Para grupit hetimor Azgan Mernica ka deklaruar se çdo gjë ka qenë momentale.

Sipas 23-vjeçarit, ai ka qenë së bashku me nënën e tij kur është ndeshur me makinë në fshatin Baltëz me efektivin e Shqiponjave.

Ky i fundit sipas të riut i ka bërë me dorë dhe ka menduar se e ka ofenduar.

Lexo po ashtu Vrasja e policit në Fier, momenti kur Azgan Mërnica vetëdorëzohet duke qeshur

Aty ai thotë se ka dalë nga makina për t’u sqaruar dhe në momentin që është ballafaquar me policin ky i fundit ka vendosur dorën te arma e shërbimit.

“Sapo ka dalë nga makina efektivi ka afruar dorën tek arma e shërbimit, kam menduar se efektivi do të më qëllonte”, ka deklaruar Mernica.

Dëshmia e të riut është marrë me rezerva nga grupit hetimor, ndaj ai do të merret sërish në pyetje.

Exit mobile version