Ngjarja ndodhi në lagjen “Shirokë” të qytetit Shkodër, dhe objekti i dëmtuar është një Bar Kafe një katësh, në pronësi të shtetasit J. B., emigrant ne Itali, të cilin e ka pasur në përdorim shtetasi H. B. banues në Shirokë.
Si rezultat i veprimeve të para hetimore rezultoi, se lokali në fjalë është dëmtuar me lëndë plasëse dhe ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive konkurrence. Nga ky shpërthim nuk pati të lënduar, përveç dëmeve materiale. /Telegrafi/