Site icon Telegrafi

Zbardhet agjenda e debatit të thirrur për demarkacion (Dokument)

Është zbardhur agjenda e debatit të së mërkurës, i thirrur për çështjen më të ndjeshme në Kosovë tani për tani, demarkacionin.

Klan Kosova e posedon një kopje të agjendës, në të cilën pritet të marrin pjesë dhjetëra persona.

Sipas asaj që ka parë Klani, debati do të zgjatë rreth pesë orë. Fillimisht, atë e hap kryetari i kuvendit Kadri Veseli, ku për disa minuta do t’iu drejtohet të pranishmëve.

Më pas, për rreth një orë kohë, kryetari i komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror Murat Meha do të paraqes faktet e komisionit, mbi të cilat është vendosur demarkacioni.

E pas tij, për një orë do të bëhet prezantimi i argumenteve nga ana e ekspertëve të propozuar nga grupi i deputetëve që e kanë kërkuar debatin.

Më pas, do të ketë edhe adresime tjera, derisa për një orë do të ketë diskutim të hapur të pjesëmarrësve. Në fund, komisioni shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror do të përgjigjet në pyetjet dhe komentet e adresuara.

Në këtë debat pritet të marrin pjesë deputetë, profesor universitarë e përfaqësues nga akademia e shkencave të Kosovës. Poashtu, pjesë e kësaj ngjarje do të jenë edhe ambasador të vendeve të ndryshme në Kosovë si dhe zyrtarë nga agjenci të ndryshme në vend.

Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, njofton Klan Kosova.

Exit mobile version