Site icon Telegrafi

Zbardhen tri ngjarje penalo-juridike në Shkup, ndalohen katër të mitur

MPB njoftoi se me datë 06.04.2024 në ora 22:15 në zonën e Qendrës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Qendër nën SPB Shkup ua kanë ndaluar katër të miturve nga Shkupi, dhe njërit prej tyre iu gjet dhe konfiskua një thikë. Ata dyshohet se kanë kryer disa vepra penale në zonën e Qendrës.

“Dyshohet se me datë 05.04.2024 rreth orës 22:00 në Qendrën Tregtare të qytetit kanë sulmuar fizikisht një të mitur nga Shkupi dhe janë sjellë në mënyrë agresive ndaj tre të miturve po ashtu nga Shkupi dhe se të njëjtën ditë rreth orës 10:40. pasdite kanë sulmuar fizikisht një të mitur nga Shkupi në zonën e Qendrës. Gjithashtu dyshojnë se më datë 06.04.2024 rreth orës 20:00 në Qendrën Tregtare të qytetit kanë sulmuar fizikisht L.T. (20) dhe 19-vjeçarin S.A., të dy nga Shkupi”, thuhet në njoftim.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, në koordinim me prokurorin publik për të mitur, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.

Exit mobile version