Të dyshuarit për vrasjen e 32-vjeçarit Zeneli janë dy kushërinjtë Bledar Haka dhe Maringlen Haka, me banim në Burrel ndërsa një person i tretë është shoqëruar në mjediset e Drejtorisë së Policisë të Tiranë.
Nga hetimet dhe deklarimet e para pas arrestimeve të së mërkurës mësohet se, krimi ku gjeti vdekjen Nadien Zeneli ka ardhur pas një konflikti të zgjatur për çështje pronash në Burrel, raportoi Ora News./Telegrafi/